Kryesore » 2011 » Maj » 17 » BMW M5 e re me tërheqje në të katër rrotat
12:28 PM
BMW M5 e re me tërheqje në të katër rrotat
Duket sikur që nuk është e mjaftueshme se nën kapakun e M5, për herë të parë që nga prezantimi i kësaj superlimuzine, do të gjendet motori atmosferik turbo, por nga München na vjen edhe një befasi. Modeli i ri M5 do të ofrohet me tërheqjen në të katër rrotat, zyrtarisht këtë ia kanë konfirmuar burimet nga "BMW”, revistës britanike "Autocar”.
Në Munih tani për tani janë duke i fshehur detajet, por "të brendshmit” pohojnë se kjo do të duhet të jetë befasia e fundit kur është në pyetje versioni sportiv dhe se në "BMW” nuk kanë plane ta prodhojnë edhe versionin me hapësirën e zgjatur ndërboshtore për tregun kinez, siç spekulohej më parë. Koncepti BMW M5, i cili nga modeli serik do të dallohet për ndonjë detaj të vogël, na është prezantuar në sallonin e automobilave që këto ditë u mbajt në Shangai.

Premiera botërore e automobilit është paralajmëruar për panairin e Frankfurtit, i cili do të mbahet në muajin shtator, ndërsa automobili në shitje do të duhet të gjendej në pjesë e dytë të vitit 2012. Për tani nuk është e njohur se kur mund ta presim versionin me tërheqje integrale.

Modeli i ri M5 do të duhej të shfrytëzonte versionin fuqishëm të motorit 4.4 litra V8 nga modelet X5 M dhe X6 M, i cili zhvillon 578 KF dhe 690 Nm të momentit rrotullues, që do të duhet të jetë e mjaftueshme që tri të dhjetat e sekondës të arrijë më shpejt deri në 100 km/h dhe madje 30 për qind më pak harxhim se paraardhësi, motori atmosferik V10.

Gjenerata e re e M5 do të jetë e aftë që pa bllokadën elektronike të arrijë shpejtësinë prej 300 km/h
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus