Kryesore » 2011 » Maj » 25 » BMW, arrin seria 4
4:24 AM
BMW, arrin seria 4
Prodhuesi i njohur gjerman i automobilave "BMW”, versionin e ri, GT versionin e prodhuar sipas modelit të serisë 5 GT, do ta emërtojë seria 4. Modeli i ri në versionin koncept, premierë do të prezantohet në sallonin e sivjetshëm të automobilave në Frankfurt. Emri i ri do të duhet të rrisë dallimin nga versioni i tanishëm seria 3 dhe modelit të ri.
Të themi se ky automobil në fakt do të bazohet në gjeneratën e re të modelit, përkatësisht në versionin limuzinë dhe karavan të cilat në treg do të paraqiten gjatë vitit të ardhshëm. Sa i përket vet automobilit, ky model do të ndjekë formulën e serisë 5 GT. Pra, forma e karrocerisë e "crossover-it” do të jetë ndërmjet limuzinës dhe karavanit, pajisjet më të pasura, pozita më e ngritur e ulëseve prapa etj..

Më tutje, blerësit do të mund të zgjedhin modelet me tri ulëse të pasme apo dy ulëse individuale, ndërsa në kapakun e bagazhit do të jetë e mundur të hapet vetëm xhami për manovrim me bagazhin më të vogël. Arritja e serisë 4 të BMW-së në treg do të pres së pari lansimin e serisë së re 3 e pastaj do të lëshohet ky model. Po ashtu, burime të caktuara pohojnë se oferta e kësaj veture do të plotësohet sikurse edhe modeli i serisë 3.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus