Kryesore » 2012 » Qershor » 22 » Bllokohet “Twitter” në mënyrë misterioze
2:40 PM
Bllokohet “Twitter” në mënyrë misterioze
Dy bllokime të rënda e kanë goditur rrjetin shoqëror "Twitter” gjatë mbrëmjes së të enjtes dhe në orët e para të së premtes, duke krijuar probleme të shumta në përdorimin e faqes kudo nëpër botë.Pas një prej ndërprerjeve më të rënda të muajve të fundit, kompania me qendër të San Fransisko fajësoi një problem të një prej hallkave të saj teknologjike, si shkaktar të bllokimit.Deklarata e "Twitter” erdhi vetëm pasi një prej vetë përdoruesve të saj, "UGNazi”, mori përsipër përgjegjësinë si një "hacker” që kishte rrëzuar faqen.Një pretendim i tillë është mohuar kategorikisht nga rrjeti shoqëror, që është i dyti më i madh në botë mbas FaceBook-ut. Por në një deklaratë të një grupi piratësh, lexohej se sulmi ndaj "Twitter” ishte ndërmarrë për shkak të mbështetjes që rrjeti i ka bërë një ligji, sipas të cilit rrjeti do të lejojë autoritetet federale në SHBA që të monitorojnë historikun e çdo përdoruesi të internetit.Gjatë mosfunksionimit të "Twitter”, ishte "Facebook” ai që përjetoi një rritje rekord të përdoruesve aktivë, shumë prej të cilëve ironizuan dhe bënë batuta të tjera rreth bllokimit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus