Kryesore » 2011 » Maj » 6 » BlackBerry PlayBook me 10 inç?
0:59 AM
BlackBerry PlayBook me 10 inç?
Ndërsa tableti ekzistues i kompanisë RIM, BlackBerry PlayBook posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 7 inçësh, duket se ky prodhues ka edhe një gjë tjetër në mendje.

Më saktë, kohëve të fundit flitet për modelin e ri të tabletit nga Research In Motion, për të cilin thuhet se do të jetë version i ngjashëm me tabletin BlackBerry PlayBook me 10 inç, dhe se ky i fundit do të lëshohet në treg më vonë gjatë këtij vitiEnde nuk janë dhënë detaje për tabletin e ri të RIM, mirëpo ajo që dihet tashmë është madhësia e ekranit, ndërsa gjithashtu flitet për sistemin operativ BlackBerry OS 7.

Gjithashtu thuhet se datë e mundshme e lansimit të këtij tableti të ri do të jetë shtatori i këtij viti, por data e saktë, specifikat e plota dhe çmimi i këtij tableti ende nuk janë bërë të ditura.

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus