Statistikat e reja të "comScore" tregojnë se motori i kërkimit Bing, i Microsoftit, nuk mund të jetë një kërcënim për Google. Sipas një raporti në Christian Post, të dhënat e reja të lëshuara nga "comScore" për motorët e kërkimit, informojnë se Google në SHBA ka 65.4 për qind të tregut të kërkimit ndërsa Yahoo dhe Bing i Microsoft zënë vendin e dytë dhe të tretë me respektivisht 15.9 dhe 14.1 për qind. Edhe pse Bing-ut do t′i duhet një kohë e gjatë përpara se të fillojë të matet me Google, ky motor kërkimi ka fituar një pjesë të rëndësishme të tregut që nga nisja e tij.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus