Kryesore » 2012 » Gusht » 20 » Bëni një udhëtim virtual në Mars me iPhone ose iPad
11:27 AM
Bëni një udhëtim virtual në Mars me iPhone ose iPad
Nëse keni ndjekur lëshimin e suksesshëm të Curiosity, mund të keni parë ndoshta edhe panoramën prej 360 gradësh në Mars, që doli disa ditë më parë në internet. Ashtu siç vuri në dukje Amanda Kooser e CNET, të shohësh këtë panoramë është "sikur të jesh aty afër.”Tani mund të shkoni edhe më afër, sigurisht me botën virtuale. Siç duket, panorama funksionon me xhiroskopë, që nënkupton se, nëse e shihni atë në iPhone ose iPad, do të keni një përvojë më interaktive.

Por, le t’i lëmë mënjanë fjalët dhe t’ju lejojmë ta provoni ju vetë:

1. Hapni shfletuesin Safari në iPajisjen tuaj.

2. Shkoni tek lidhja http://www.360cities.net/image/curiosity-rover-martian-solar-day-2

3. Zmadhoni ekranin. Zvogëloni ekranin. Shikoni se çfarë ndodh.

Në panoramë të plotë, planeti Mars duket mjaft bukur në 3D.

Si mendoni, a do të bënit një studim me anë të këtij aplikacioni për të gjetur se a ka pasur vërtet jetë në planetin e kuq?
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus