Kryesore » 2011 » Maj » 24 » BE-ja frikë nga hakerët
10:53 PM
BE-ja frikë nga hakerët
Komisioni Evropian tre muaj pasi është hakuar ka filluar të marrë të dhëna të ndjeshme për marrëdhëniet e jashtme dhe çështjet monetare, institucionet e BE-së kanë filluar krijimin e një ekipi të përbashkët të ekspertëve të sigurisë së internetit.
Në muajin Mars, disa ditë përpara fillimit të takimit të BE-së për sulmet ushtarake në Libi dhe krizën e borxheve në Euro-zonë – u vërejt se ishte sulmuar sistemi "në mënyrë shumë mirë të organizuar dhe në shënjestër, duke u fokusuar në tre ose katër fjalë kyçe në marrëdhëniet e jashtme dhe çështjet monetare”, sipas një zyrtari të lartë të BE, bën të ditur EJC. Kontakti nuk kishte dhënë, informatë nëse ishte vjedhur ndonjë gjë në të vërtetë. Komisioni nuk ka filluar ende asnjë hetim penal për këtë çështje dhe ende është në fazën e vlerësimit të nivelit të dëmit të shkaktuar. 

Brukseli është duke krijuar një Ekip të Reagimit Emergjent Kompjuterik i cili do ta mbroj sistemin nga sulmet e ardhshme. Kjo njësi do të përbëhet nga departamentet e sigurisë së IT-së duke përfshirë këtu departamentet e Parlamentit të BE-së, Këshillit të BE-së, të cilat do t’i trajtojnë çështjet e sulmeve kibernitike në të gjitha institucionet e Bashkimit Evropian dhe do të japin informacione në kohë reale me anë të EREK-ut në vendet e BE-së. Ky organ i ri I mbrojtjes së të dhënave të internetit do të filloj punën testuese në Qershor, ndërsa do të jetë plotësisht operacional më 1 tetor të këtij viti
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus