Kryesore » 2012 » Korrik » 24 » Bateria portabël që mund të karikojë 10 iPhone
5:22 PM
Bateria portabël që mund të karikojë 10 iPhone
Pothuajse çdo përdorues smartfoni ka telashe me harxhimin e baterisë ndërsa janë duke punuar. Sigurisht, mbyllni aplikacionet kur nuk jeni duke e përdorur dhe ulni shkëlqimin e ekranit pasi kjo mund të harxhojë baterinë, por mesa duket kjo nuk është e mjaftueshme për t’ju shmangur karikimit të baterisë suaj çdo natë.James Siminoff, themeluesi i Edison Junior Design Laboratory në Santa Monica, Kaliforni, ka shpikur një zgjidhje të përballueshme dhe të fuqishme për këtë problem dhe ka zhvilluar një karikues portabël i cili shkon atje ku shkoni ju. Është disi e vogël dhe ka litarë anulues, plus një gjë që ju jeni me të vërtetë duke shpresuar për të, një karikues baterie 25,000 mAh , e fuqishme mjaftueshëm sa për të mbajtur 10 iPhone.

Krahasuar me pajisjet e ngjashme portabël, ajo ka një çmim 149 dollarë, duke kaluar iSound Power Max (150 dollarë) në termet e baterisë (16,000 mAh) dhe është më e përballueshme dhe më e fuqishme se Mili Power King (230 dollarë, 18,000 mAh) dhe XPAL XP 18000 (220 dollarë, 18,000 mAh).

Pajisja punon me iPad, Kindle, Kindle Fire, iPhone, Android apo çdo lloj tjetër micro-USB ose produkt Apple. Ajo vjen me një funksion të dyfishtë iPhone dhe adaptues Micro-USB.

Fushata e projektit Kickstarter ka dhe 44 ditë më tepër për të bërë dhe deri tani ka mbledhur më shumë se 15,000 dollarë nga synimi i tyre prej 50,000 dollarësh. Nëqoftëse ata marrin fonde të mjaftueshme, do të planifikojnë ta eksportojnë produktin gjatë sezonit të verës së 2012.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus