Kaliforni, 12 qershor - Edhe pse vetëm para pak kohe u publikua versioni 4 i browserit Firefox, Mozilla me të madhe po punon në Firefox 7. Versioni i ri i Firefoxit do të duhej të sjellë përmirësim të madh të performansave grafike përmes API-t grafik Azure 2D. Madje edhe versioni i parë i paoptimizuar tregon përshpejtim të dukshëm në krahasim me API-n e tashëm Cairo që shfrytëzohet në Firefox 4, 5 dhe 6. Sipas pohimeve të përfaqësuesve të Mozillës, Azure fillimisht është dashur të publikohet në çerekun e dytë të këtij viti, që teorikisht edhe ësthë arritur edhe pse Firefox 7, që është i pari që do të ketë të integruar Azuren, do të plasohet vetëm kah fundi i çerekut të tretë. Poashtu theksohet që versioni i paoptimizuar i Azure është pothuajse po aq i mirë sa Cairo në kuptimin e korrektësisë së kodit.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus