Një avion që mund të fluturojë nga Londra në Sidney në tre orë e gjysmë mund t′i marrë titullin Concordes si avioni më i shpejtë në botë për pasagjerët. Planet janë zbuluar për SonicStar të Hypermach, një avion biznesi që do të ketë një shpejtësi maksimale prej 2,664mph(milje për orë)- 2 herë më e shpejtë se Concorde. HyperMach pretendon se avioni SonicStar do të jetë kaq i shpejtë, saqë udhëtimi nga Londra në Nju Jork do të zgjasë vetëm 2 orë. Shefi ekzekutiv i Hypermach Richard Lugg do që aeroplani të vihet në përdorim brenda 10 vitesh dhe tashmë ka siguruar fonde nga Departamenti i Tregtisë dhe Industrisë, i cili ka pranuar ta mbështesë kompaninë në Britani
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus