Kryesore » 2012 » Qershor » 27 » Automobilat që frenojnë vetë, që në vitin e ardhëm
1:14 PM
Automobilat që frenojnë vetë, që në vitin e ardhëm
Për modelet e automobilave të vitit 2014, "Euro NCAP” kërkon vendosjen e sistemit për frenimin autonom të veturës në rast të rrezikut, njoftoi agjencioni i pavarur evropian për siguri në trafik. Sistemet "AEB” veprojnë në lidhje me sistemin e radarëve me të cilët detektojnë pjesëmarrësit tjerë në trafik dhe largësinë nga ta.Kur sistemi vëren ndonjë rrezik në rrugë, do ta paralajmërojë ngasësin me anë të sinjaleve audio-vizuale, dhe nëse ky nuk reagon, do të fillojë frenimin e pavarur me qëllim të minimalizimit të dëmit. Unioni evropian e ka për qëllim që deri në vitin 2020, ta përgjysmojë numrin e viktimave në rrugët evropiane.

Studimin të cilin "Euro NCAP” e zhvilloi tregoi se sistemet e ndaljes autonome të veturës zvogëlojnë numrin e aksidenteve për 27 për qind, por ata në të njëjtën kohë janë në dispozicon në gjithsejtë 21 për qind e makinave që momentalisht gjenden në shitje në kontinentin e vjetër.

"Euro NCAP” për këtë do të kërkojë që sistemin e lartpërmendur të vendoset në vetura që nga viti i ardhëm si kusht për fitimin e pesë yjeve në testet e tyre. Politika e njëjtë solli deri te ajo që "ABS”, "ESP” dhe shumë zgjidhje të tjera teknike të bëhen pajisje standarde në të gjitha automobilat.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus