Kryesore » 2011 » Tetor » 18 » Audi A3 e re, më i mirë se paraardhësi
2:05 PM
Audi A3 e re, më i mirë se paraardhësi
Arritjen e gjeneratës së re të modelit Audi A3 mund ta presim gjatë vitit të ardhshëm. Noviteti blerësve të tij do të duhet t’u ofronte përmirësime të dukshme në çdo aspekt, dhe në radhë të parë bëhet fjalë për dizajnin, pajisjet dhe motoriken, ku vlen të përmendet edhe që në vitin 2013 pritet të arrijë edhe versioni hibrid dhe ai elektrik. Në ofertë pritet të gjendet disa versione të karrocerisë. E para në treg do të duhej të arrinte versioni "coupe”, ndërsa do të pasojnë ai "Sportback” me pesë dyer dhe versioni "cabrio”. Për herë të parë në dispozicion do të jetë edhe versioni limuzinë. 
Pajisje më të avancuara 
"Cabrio” sipas njohurive të tanishme do të duhej të bazohej në versionin limuzinë me hapësirën më të zgjatur ndërboshtore. Në fotografitë e publikuara mund të shohim si do të duhet përafërsisht modeli i ri ai A3, kur të vijë në treg për më pak se një vit.

Është e dukshme se ndikimin më të madh e ka koncepti paralajmërues i limuzinës kompakte, të cilën "Audi” e prezantoi në sallonin e kaluar në Gjenevë.

Enterieri do të duhej të vazhdonte hapave të ofertës së tanishme të "Audi-së”, me theks në rritjen e cilësisë së përpunimit dhe të hapësirës më të madhe në krahasim me gjeneratën paraprake. Po ashtu, pajisjet, sidomos ato që i quajmë "infotainment”, do të duhej të jenë dukshëm më të pasura se pajisjet e paraardhësit.

Motorikë e pasur

Oferta e motorëve do të përbëhet nga ata 1.2, 1.4, 1.8 dhe 2.0-litra turbo benzinë, fuqia e të cilëve sillet nga 105 deri 220 KF, derisa motorët me naftë do të jenë ata 1.6 dhe 2.0-litra që zhvillojnë ndërmjet 115 dhe 170 KF. Po ashtu në ofertë do të gjendet edhe motori 1.6 eTDI i cili me fuqinë prej 100 KF do të mundësojë harxhimin mesatar prej 4 l/100 km.

Falë pezullimit të avancuar dhe shasisë, modeli i ri A3 do të ofrojë shkallën më të lartë të sigurisë dhe komfor më të madh. Përndryshe, ky model do të bazohet në platformën e "Volkswagen-it”, atë MQB, e cila mundëson vendosjen e tërheqjes në rrotat e parme dhe në të katër rrotat.

Zvogëlimit të masës në radhë të parë do t’i kontribuojë numri më i madh i pjesëve nga alumini, kështu deri në prodhimin e tij përfundimtar mund të presim aftësi më të përmirësuara të ngasjes
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus