Kryesore » 2011 » Maj » 17 » Asus RoG Z68 = Sandy Bridge platformë ultimative?
12:42 PM
Asus RoG Z68 = Sandy Bridge platformë ultimative?
Çipseti i prezantuar kohë më parë Z68 i Intelit për përkrahje të gjeneratës së procesorëve Intel Sandy Bridge Core dhe LGA 1155 ka tani edhe trajtimin e Asusit dhe përveç gamës komplete të modeleve mainstream nga familja P8Z68, Asus ka prezantuar edhe trajtimin e Republic of Gamers për ta.
Asus thekson që të gjitha modelet e kësaj kompanie sjellin funksionalitetin e plotë të çipsetit Z68, që do të thotë video dalje, pra përkrahje për teknologjinë e video enkodimit Intel Quick Sync, teknologjinë Intel Smart Response për lëshim të hard disqeve, si dhe teknologjinë LucidLogix Virtu për ndërrimin e kartelës grafike gjatë punës, që shfrytëzohet në kombinim me teknologjinë Quick Sync gjatë reproduktimit apo enkodimit të videos. Ashiqare një mocking i konkurrentit më të madh të Asusit, Gigabyte, i cili në disa modele të avancuara ka vendosur të lërë anash video daljen duke e arsyetuar me faktin që shfrytëzuesit e avancuar shfrytëzojnë kartela grafike të posaçme dhe kartela e integruar nuk u nevojitet fare.
Në kuadër të serisë Republic of Gamers modelet e reja janë Extreme-Z dhe Gene-Z që është aktualisht në dispozicion në formatet microATX, të cilat shfrytëzojnë njësinë furnizuese RoG Extreme Engine Digi me granularitet të konfigurueshëm të tensionit, përkrahin CrossFire dhe SLI, ndërsa Gene-Z ka edhe gjeneratën e dytë të audio procesorëve SupremeFX X-Fi 2 të ndarë në pllakën e stampuar të posaçme. Extreme-Z ka 10 ndërsa Gene-Z ka 4 porte USB3. Të dyja përkrahin edhe SATA 6 Gbps, si dhe një varg teknologjish të tjera të Asusit, të zhvilluara në gjeneratat e mëparshme të pllakave amë RoG, si overclockimin dhe kontrollin e makinës përmes telefonave iPhone, Android apo laptopëve, si dhe update i lehtë i BIOS përmes USB stick.
Çmimet dhe koha e paraqitjes nuk dihen akoma.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus