Kryesore » 2011 » Maj » 23 » Astronautët 8 orë jashtë anijes
1:59 PM
Astronautët 8 orë jashtë anijes
Astronautët e Endeavourit kanë përfunduar shëtinë e dytë në hapësirë nga gjashtë të parapara, ndërkaq jashtë anijes kozmike kaluan 8 orë e 7 minuta, që e bën shëtinë e gjashtë për nga gjatësia në historia.
NASA dje njoftoi se ekipi i Endeavourit pas kësaj iu lajmërua nxënësve të shkollës fillore në Tucson, në të cilën kishte ndjekur mësimet Christina tetëvjeçare, e cila vdiq në janar kur u sulmua dhe u plagos rëndë kongresistja Gabriella Gifford, që është bashkëshortja e kapitenit të Endeavourit, Mark Kelly.
"A është ushqimi i mirë në gjithësi”, kishte pyetur një nxënëse Kellyn, kurse kapiteni ishte përgjigjur se në atë moment po hanin bonbone "M&M”, të cilat janë goxha të shijshme, gjë që s’mund të thuhet për ushqimin tjetër.
Fëmijën tjetër e kishte interesuar nëse kishin parë ndonjë gjë të pazakonshme në gjithësi, dhe astronauti Fincke, i cili kishte qëndruar 8 orë jashtë anijes kozmike, ishte përgjigjur se në gjithësi deri më tash nuk kishin parë NLO, porse do të mbanin sytë hapur.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus