Kryesore » 2011 » Maj » 5 » Arrin Bloggie 3D nga Sony
8:24 AM
Arrin Bloggie 3D nga Sony
Videokamera Bloggie 3D e kompanisë Sony tani është në disponim. Siç mund të gjykohet edhe nga emërtimi i kamerës, karakteristika kryesore e saj është edhe fotografitë edhe videon mund ta bëjë në 3D.
Për ta parë efektin 3D në materiale nuk nevojiten syzet speciale 3D – në kamerë është integruar ekrani 2,4” i cili paraqet pamjet 3D. Videon kjo kamerë e xhiron me rezolucion prej 1080p, fotografitë me pesë megapixelë, ndërsa në 8 GB memorie të integruar mund të ruhen deri katër orë video.
Janë integruar teknologjitë e njohjes së fytyrave dhe stabilizimit të fotografisë, si dhe LED-i që ndihmon në incizimin në kushte me ndriçim të dobët. Kjo kamerë në Amazon shitet për 250 dollarë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus