Kryesore » 2012 » Korrik » 1 » Arrin Bitdefender 2013
12:12 PM
Arrin Bitdefender 2013
Vegla e njohur antivirus, Bitdefender, tani ka versionin e vet të ri "2013”, i cili para së gjithash sjell mbrojtje nga programet malinje gjatë blerjes online, që quhet "Bitdefender Safepay”. Me rritjen e rasteve të shumta të cyber kriminalitetit, ky modul kujdeset që faqet e lidhura me afarizmin bankar përmes internetit dhe blerjet të hapen në një browser të ndarë, të siguruar mirë.Po ashtu, shfrytëzuesit do të kenë në disponim edhe mundësinë e re "Anti-Theft” me të cilën do të mund të lokalizojnë sistemin e vjedhur, ta mbyllin përmes kontrollit nga largësia apo të fshijnë të dhënat nga ai.Bitdefender 2013 ka edhe veglën e cila është në disponim edhe ndaras nga ky paket – USB Immunizer, që kujdeset për mbrojtje nga virusët që vijnë nga USB disqet e infektuara. Opsionet standarde të njohura nga versionet e mëparshme të paketit, si antiphishing dhe angine antivirus kualitative janë avancuar po ashtu.Bitdefender 2013 është kompatibil edhe me {indows 8, dhe versionet e ndryshme (Total Security, Internet Security dhe Antivirus Plus), të cilat dallojnë për nga çmimi dhe mundësitë, mund të provohen dhe të blihen nga sajti zyrtar i kompanisë Bitdefender.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus