Kryesore » 2011 » Maj » 23 » Apple standardizon SIM kartelat më të vogla?
1:55 PM
Apple standardizon SIM kartelat më të vogla?
Apple thuhet se ka propozuar standardizimin e SIM kartelave më të vogla, të cilat do të mundësonin prodhimin e pajisjeve më të holla.
Përfaqësuesit e organit standardizues evropian ETSI kanë konfirmuar që Apple ka propozuar standardin e ri për SIM kartela, por vendimi për fillimin e punës në standardizim, që mund të zgjasë më shumë se një vit, nuk është marrë akoma. Përfaqësuesit e ETSI-së theksojnë që procesi mund të zgjasë më shumë se një vit, nëse ekziston ndonjë mospajtim i madh mes përfaqësuesve të industrisë, por nëse nuk ka mospajtime të theksuara i tërë procesi mund të përfundojë për pak muaj.
Përkrahje për standardin e Apple tashmë ka shprehur operatori mobil Orange, i cili thekson që pajisjet e para me SIM kartela më të vogla do të mund të arrinin në treg gjatë vitit të ardhshëm.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus