Kryesore » 2012 » Korrik » 25 » Apple raporton rënie të shitjeve
2:09 PM
Apple raporton rënie të shitjeve
Apple njoftoi 8.8 miliard dollarë fitime në 3-mujorin e dytë të vitit 2012, shumë kjo më e vogël se sa parashikimet e vetë kompanisë. Kompania më e vlefshme në botë njoftoi se shumë e përgjithshme e përfituar nga shitjet e produkteve të saj në mbarë globin, kryesisht si iPhone dhe iPad plot 35 miliard dollarë në gjashtë-mujorin e parë të këtij viti, 6.4 miliard më shumë se sa e njëjta periudhë e një viti më parë.Rënie të shitjeve me 10 përqind pësoi produkti i ri iPod, ndërsa shitjet e kompjuterave Mac u rritën me 2 përqind, shumë pikë më poshtë parashikimeve fillestare të kryera nga Apple para hedhjes në treg të produktit.Sa i përket shitjeve të iPhone, Apple thotë se në këtë 6-mujor shiti 26 milion syrësh, e përkthyer në përqindje 28 përqind më shumë, por sërish më e ulët se sa parashikimet. Rritjen më të madhe në krahasim me vitin e kaluar e ka patur tableti iPad i kompanisë, plot 84 përqind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. "Ne jemi të tronditur nga shitja rekord e 17 milion iPad në 6 muajt e parë të këtij viti”, tha kreu i "Mollës”, Tim Cook duke shtuar kompania do të hedhë në treg të mërkurën sistemin e ri të operimit të MacBook, "Mountain Lion” si dhe iOS6.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus