Kryesore » 2012 » Gusht » 7 » Apple mund të shesë 40 milionë iPad Mini brenda vitit
12:49 PM
Apple mund të shesë 40 milionë iPad Mini brenda vitit
Analistët parashikojnë që nëse, Apple lanson iPad Mini-t e vet të supozuar, ajo mund të shesë 40 milionë njësi të këtij tableti 7-inçësh brenda vitit të parë.Analisti i RBC Capital, Amit Daryanani dërgoi një shënim kërkimi të enjten, duke pretenduar se iPad Mini i Apple do të gjeneronte të ardhura prej rreth 40 milionë $ nga shitja e pajisjes së saj, duke shtuar një shtesë ekstra prej 1.15$ në fitimet e aksioneve, raporton Forbes.Sipas spekulimeve më të fundit, iPad Mini mund të lansohet në një event special më 12 shtator bashkë me iPhone 5.Edhe pse Apple nuk e ka konfirmuar një datë zyrtare lansimi, ose të paktën ekzistencën e një pajisjeje të tillë, ajo deklaroi se do të këtë një "tranzicion rënie” kur flitet për të ardhurat e saj në tre muaj e fundit.Daryanani tha në shënimin e tij se furnizimi zinxhir i Apple tregon se ato po përgatiten për një lansim të fuqishëm në vjeshtë.Ndoshta do të shfaqet në të vërtetë iPad Mini në vjeshtë, apo thjeshtë është një deklaratë e rreme nga Apple, dhe ndoshta produkti do të vonojë së debutuari?
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus