Kryesore » 2011 » Korrik » 31 » Apple me paraqitje 3D nga ekranet shumështresëshe
12:18 PM
Apple me paraqitje 3D nga ekranet shumështresëshe
Pajisjet e ardhshme të Apple do të mund të kenë ekran të përbërë nga disa shtresa të cilat do të duhej të mundësonin fitimin e përshtypjes apo ndjenjës së thellësisë së pamjes së paraqitur.
Kërkesa më e re e Apple për patentë përshkruan "pajisjen shumështresëshe për paraqitje”. Sistemi i përshkruar shfrytëzon ekrane të ndryshme të cilët janë të vendosur në shtresa njëri mbi tjetrin dhe mund të paraqesin pamje të ndryshme në të njëjtën kohë. Në kërkesën për patën theksohet që sistemi shumështresor i propozuar do të mund të shfrytëzonte OLED ekranet e tejdukshme për nivelet të cilat gjenden mbi ekranin më të ulët, dhe të shfrytëzojnë procesorë të ndryshëm grafikë për secilin nivel. Po ashtu thuhet që nivelet shtesë të ekranit mund edhe të shkyçen për të kursyer energji.
Ky është edhe një në vargun e patentave të Apple në fushën e paraqitjes 3D. Në vitin 2007 kjo kompani kishte konkurruar për patentën, e cila mbulonte "desktopin shumënivelësh” ndërsa e përshkruante versionin e Mac OS X me elemente të ndryshme 3D. Patenta tjetër ishte paraqitur një vit më vonë dhe lidhej me përcjelljen e pozitës së kokës përmes kamerës për të përshtatur paraqitjen sipas pozitës së kokës së shfrytëzuesit para ekranit. Po ashtu kompanisë Apple kah fundi i vitit të kaluar i është ndarë apo aprovuar patenta e cila mbulon projektimin e fotografisë 3D, e cila mund të shihet edhe pa pasur syze.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus