Kryesore » 2011 » Maj » 5 » Apple lëshon iOS 4.3.3
11:35 AM
Apple lëshon iOS 4.3.3
Apple ka lëshuar versionin e freskuar të softuerit të saj, përkatësisht versionin e sistemit të ri operativ iOS 4.3.3 për pajisjet si the iPhone, iPad dhe iPod Touch.

Ky lëshim i ri nga Apple është paramenduar të rregullojë problemet me përcjelljen e lokacionit – përgjimin e telefonit, për të cilin është folur shumë kohëve të fundit.

Sipas të dhënave nga ky lansim, thuhet se ndryshimet në iOS 4.3.3 sjellin përmirësime në databazën e lokacionit të përdoruesit, e cila përfshin reduktimin e ruajtjes së të dhënave në "deponimin virtual”, ndërsa i njëjti gjithashtu nuk mbështetet më në iTunes.

Për më shumë, kur shërbimi Location është i ndalur, të dhënat e lokacionit fshihen krejtësisht, ndërsa më parë të njëjtat ruheshin edhe kur ky shërbim fikej. / Telegrafi /
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus