Greg Hughes, një zhvillues programesh nga Britania e Madhe, student i vitit të tretë në Universitetin e Birmingham, kishte paraqitur një aplikacion për miratimin nga Apple, që lejonte përdoruesit të sinkronizonin nëpërmjet wireless-it iPhone-in me bibliotekën e iTune. Apple e kishte refuzuar aplikacionin, të quajtur Wi-Fi Sync, duke cituar shqetësimet kryesore të sigurisë. Hughes më pas lëshoi aplikacionin në një dyqan të palës së tretë. Aplikacioni Wi-Fi Sync i Hughes, i cili me pakicë është 9.99 dollarë, ka më shumë se 50,000 shkarkime deri tani. Hughes ishte i tronditur kur Apple, një vit pasi i kishte refuzuar aplikacionin, nuk kishte marrë vetëm emrin e aplikacionit por edhe logon e saj. Aplikacioni Wi-Fi Sync i Apple u shfaq me shërbimin e muzikës iCloud dhe i lejon përdoruesit të sinkronizojë bibliotekën e tyre iTune me pajisjet e tyre iDevice (emri jo-zyrtar i pajisjeve të Apple). "Unë isha krejtësisht i tronditur. Jam në mesin e provimeve, prandaj edhe koha nuk është e përshtatshme. Unë kam qënë duke e shitur atë aplikacion me atë emër dhe atë ikonë për një vit" tha Hughes
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus