Kryesore » 2012 » Korrik » 31 » Apple ka kopjuar Sony?
1:37 AM
Apple ka kopjuar Sony?
Procesverbali nga seancat gjyqësore zbulon se Apple ka kopjuar Sony.Nuk dihet se çka tjetër do të shohim kur më në fund javën e ardhshme të filloj gjykimi i madh Apple vs. Samsung në Gjykatën federale në San Jose, por sot doli në shesh një varg dokumentesh të reja mbushur plot befasi. Befasia më e madhe është se ato përmbajnë një sërë prototipash të pajisjeve të Apple që nuk ishin parë ndonjëherë, përfshirë këtu pamje të ndryshme të iPhone dhe iPad. Ajo që veçohet më tepër është një pajisje e ngjashme me iPhone 4 që thjeshtë ka pamjen e një Sony (në një shembull ka logon e ndryshuar në "Jony,” a la Jony Ive nga Apple). Sipas procesverbalit, kjo ishte dizajnuar nga Shin Nishibori i Apple, dhe me sa duket në një kohë kishte përballë një pajisje tjetër të stilit iPod me pamje më metalike (prapseprap në fund fitoi përkundër disa protestave).Por, këta nuk ishin të vetmit prototipa të iPhone që u zbuluan. Aty ishte edhe një pajisje e zgjatur e emëruar me kodin N90, në dukje me një monitor të vogël dhe hapësirën për tastierë ose ndonjë mënyrë tjetër shënimi nën të, plus një pajisje me kënde të prera që paksa të përkujtonte Motorola Photon 4G. Një tjetër prototip shkonte në drejtim të kundërt, me kënde të mprehta dhe shpinë paksa të lakuar. Sa i përket iPad, kemi parë disa prototipa më të rinj se sa modeli i hershëm i vitit 2000 që doli në fillim të këtij muaji. Ndërsa nuk shihet asnjë majë shkruese, janë disa prototipa të iPad me kickstand të ndërtuar në pjesën e pasme të pajisjes, dhe një numër i konsiderueshëm i dizajneve më të ndryshëm nga ai që Apple zgjodhi në fund. /itshqip.com

Kliko tek lidhjet më poshtë që të shikoni të gjitha fotot më nga afër për të gjitha pajisjet.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus