Kryesore » 2012 » Gusht » 31 » Apple ju shkëmben iPhone-n tuaj të vjetër me iPhone 5
12:10 PM
Apple ju shkëmben iPhone-n tuaj të vjetër me iPhone 5
Siç e dini, së shpejti do të prezantohet iPhone i ri dhe në qoftë se planifikoni të hiqni dorë nga iPhone juaj i vjetër, me siguri do të përpiqeshit ta shisnit sa më shtrenjtë të ishte e mundur. Por ne kemi një metodë më të thjeshtë, më të shpejtë dhe ndoshta më efikase: t’ia shisni sërisht Apple-t. Kompania i mirëpret me krahë hapur versionet e vjetra të iPhone-t.Apple pranon iPhone-t e vjetër si pjesë e programit ‘Reuse and Recycle Program’. Vlera në para që merrni nuk është edhe aq e keqe: për një iPhone 4S me 64GB (në kushtë shumë të mira) merrni 345$. Një iPhone 4S me 16GB, por në kushte jo dhe aq të mira (pra, goxha i përdour dhe ndoshta pak i gërvishtur) do t’ju jepte 160$.Mjafton t’ia dërgoni Apple-t iPhone-n tuaj së bashku me kabllin e karikimit dhe kompania do t’ju japë një certifikatë me të cilën mund të blini iPhone-n e ri.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus