Kryesore » 2012 » Maj » 30 » Apple hidhet edhe në tregun e televizorëve
9:40 PM
Apple hidhet edhe në tregun e televizorëve
Pas revolucionit në fushën e celularëve, "Apple” synon të pushtojë një tjetër fushë; atë të prodhimit të televizorëve. Këtë të paktën la të kuptohej kreu i "Mollës”, Tim Cook gjatë takimit kushtuar teknologjisë së informacionit dhe komunikimit "D: All Things Digital”.E menjëherë pas kësaj deklarate, në mediat amerikane përflitet për markën "Apple” të televizorave. Shumë flasin për hyrjen në treg me një prodhim tërësisht origjinal, të tjerë për marrjen e patentës nga kompania gjermane e prodhimit të televizorëve, "Loewe”. E para apo e dyta? Duhet pritur.Ndërkohë, kreu i "Apple” pasi nënvizoi se kompania po ecën në gjurmët e themeluesit të saj, Steve Jobs, kërkoi më shumë vëmendje kundrejt punonjësve të kompanisë në Kinë, ku disa herë "Apple” është kritikuar për oraret e tejzgjatura në punë që shkaktojnë depresion tek punonjësit, depresion që shpesh ka cuar deri në vetëvrasje të tyre.
Së fundmi përflitet që gjiganti i rrjeteve sociale, Facebook pritet të dalë në treg me një telefon, "i aftë dhe i vetmi” që do të konkurojë denjësisht iPhone-n e "Apple”. Pavarësisht këtyre zërave, Tim Cook deklaroi se mes dy kompanive ekziston një marrëdhënie e ngushtë bashkëpunimi, marrëdhënie "si mes dy personave që ndajnë të njëjtin vizion”, përcaktoi ai.

"Me Facebook mund të bëjmë gjëra të jashtëzakonshme. Marrëdhënia jonë është ajo e dy personave që ndajnë shumë pikëpamje të përbashkëta, prandaj bashkëpunimi ynë mbetet e do të thellohet më tej”, tha Cook.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus