Firma tajvaneze HTC për prodhimin e telefonave ka humbur gjyqin me Apple për luftën mbi patentat. Komisioni Ndërkombëtar i Tregtisë në SHBA dha vendimin se HTC ka hyrë në njërën nga patentat e Apple. Në këtë mënyrë, çdo telefon i prodhuar nga HTC që ka shkelur patentën e Apple nuk do të lejohet që të shitet në SHBA nga 19 prill i vitit 2012. Apple ka nisur një betejë globale mbi të drejtën e patentave, ajo akuzon HTC se ka shkelur 10 patenta të saj. Gjithashtu Apple po dylufton edhe me Samsungun për të njëjtën gjë. HTC është kompania e katërt më e madhe në botë sa u takon telefonave të zgjuar.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus