Kryesore » 2012 » Prill » 12 » Apple duke krijuar vegla kundër Flashbackut
3:27 PM
Apple duke krijuar vegla kundër Flashbackut
Inxhinierët e ndërmarrjes Apple janë duke zhvilluar një vegël softuerike që do të gjejë dhe largojë trojanin Flashback, që ka infektuar më tepër se 600,000 Mac në mbarë botën dhe ka tundur imazhin e pajisjeve të ndërmarrjes Apple të cilat janë pothuajse të padepërtueshme nga sulmet keqdashëse.Në një porosi të shkurtër në uebfaqen e Apple, zyrtarët e ndërmarrjes treguan që përsëritja e Flashback – që ishte gjetur së pari gjatë vitit ë kaluar si një trojan si një përditësim ndaj Adobe Flash – është në gjendje që të shfrytëzojë një të metë në siguri në Java dhe të instalojë vetveten në Mac-ët.
"Përveç dobësisë në Java, malueri Flashback mbështetet në serverët e kompjuterëve të vendosur nga autorët e maluerit për të kryer shumë nga funksionet e veta kritike,” shkruan zyrtarët. "Apple është duke punuar me ISP-të në mbarë botën për ta ndalur këtë rrjet komando-dhe-kontrollo.”

Në postimin e sipërpërmendur nuk u cek se kur një vegël e tillë do të jetë e gatshme për publikun.

Ndërmarrja lëshoi një përditësim të Javas më 3 prill, duke arnuar çarjen në Java në sistemet që kishin sistemet OS X v.10.7 dhe Mac OS X v10.6 dhe lëshoi një tjetër përditësim dy ditë më vonë. Zyrtarët i këshilluan përdoruesit e Mac që kishin Mac OS X v10.5 ose më të hershëm që të ndalin Javan tek opsionet e shfletuesit të uebit
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus