Kryesore » 2012 » Prill » 28 » "Apple do të bie"
10:43 AM
"Apple do të bie"
"Apple do të bie në epokën post-Jobs” shkruan George Colony, drejtori ekzekutiv i Forrester Research.Dhe ai i jep disa arsye për këtë, duke thënë se Jobs ka lënë trashëgimi të vlefshme për pasardhësin e tij, Tim Cook, i cili ende mbahet me produktet e famshme si iPhone dhe iPad.Mirëpo, sipas Colony, kur këto produkte të jenë për një kohë më të gjatë në treg, atëherë do të vërehet mungesa e liderit të kompanisë, të cilin sot nuk e ka.

Megjithë pohimet e George Colony, Apple raportoi dyfishimin e profitit për tre muajt e parë të vitit, pikërisht për shkak të 35.1 milionë iPhone-ëve të shitur, si dhe 11.8 milionë iPad-ëve, dhe 7.7 milionë iPod-ëve, të cilat së bashku i kanë tejkaluar parashikimet e shitjeve.

Sipas parashikimeve të analistit kryesor të tregut në SHBA, fati i Apple do të jetë i ngjashëm me atë të kompanive si Sony dhe Kodak, të cilët ishin në majat e suksesit me liderët e tyre, ndërsa merr shembull edhe rënien e shpejtë të kompanisë Disney, pas vdekjes së liderit të saj Walt Disney.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus