Kryesore » 2011 » Maj » 25 » Apple arrin në 500,000 aplikacione për iOS
3:36 PM
Apple arrin në 500,000 aplikacione për iOS
Edhe një tjetër arritje e ndërmarrjes Apple në botën e smartphone-ëve dhe tabletave: ndërmarrja ka lajmëruar që ka arritur t’i ketë gjysmë milioni aplikacioni për platformën iOS.
Apple nuk e ka lajmëruar zyrtarisht këtë gjë dhe numri i aplikacioneve që mund të shkarkoni është më i ulët se gjysmë milion për shkak të disa aplikacioneve që janë duke u tërhequr ose duke u vjetëruar. Por nëse i numëroni saktësisht aplikacionet, numri është pak më shumë se 500,000.

Për ta nderuar këtë ngjarje, tri ndërmarrje u specailizuan në aplikacionet për iOS – ndërtuesi i lojërave, Chillingo, makina për kërkimin e aplikacioneve, Chomp dhe blogu për aplikacione, 148apps – duke ndërtuar një statistikë që citon disa nga gjërat më interesante që kanë të bëjnë me ekosistemin e aplikacioneve për iOS. Sipas të dhënave të tyre, janë gjithsej 85,569 zhvillues të veçantë aplikacioneve; aplikacioni më i njohur për iOS është Angry Birds dhe 37% e aplikacioneve për iOS janë falas, derisa 29% e të gjithë aplikacioneve kushtojnë 0.99 dollarë.

Numrat janë mbresëlënës, duke marrë parasysh që App Store është shtuar për më pak se tre vite më parë, në korrik 2008, me 500 aplikacione.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus