Kryesore » 2011 » Maj » 22 » Angry Birds në 200 milionë downloadime
2:36 PM
Angry Birds në 200 milionë downloadime
Edhe pse askush nuk e kishte pritur, me siguri as vetë developerët, loja Angry Birds ka përjetuar 200 milionë downloadime, nëse mund t’i besohet studios Rovio e cila e ka zhvilluar. Tani për tani ekzistojnë disa vazhdime të Angry Birds, si Angry Birds Seasons, pastaj Angry Birds Rio, dhe të gjitha janë në dispozicion për telefonat e avancuar, konzolat, PC, dhe pajisje me iOS. Përveç kësaj, kërkesa për artikujt përcjell të Angry Birds si lodrat, varëset për çelësa, etj., ka arritur në tre milionë njësi globalisht, që është një e dhënë impresionuese. Kjo studio tani për tani është e zënë me krijimin e lojës sociale të bazuar në Angry Birds, me çka do të tentonin të zgjeroheshin edhe në fushat e tjera të industrisë së argëtimit, si dhe përgatitet për rritjen e mëtejme në këtë vit.
Angry Birds do të duhej të arrinte në pajisjet Windows Phone 7 më 29 qershor.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus