Kryesore » 2012 » Prill » 22 » Androidi për komunikim më të sigurt nga Boeingu
6:14 PM
Androidi për komunikim më të sigurt nga Boeingu
Sipas revistës së specializuar për teknologji ushtarake dhe mbrojtëse, National Defense Magazine, Boeingu është duke zhvilluar një telefon mobil super të sigurt të bazuar në Android.I ashtuquajturi "Boeing Phone” do të duhej të dizajnohej ashtu që të jetë i lirë sikurse edhe pajisjet e tjera të ngjashme, çmimi i të cilave është shpesh disa mijëra dollarë, por megjithatë do të jetë shumë më i shtrenjtë se telefonat e mençur "të zakonshëm”, që janë në dispozicion në treg. Tani për tani nuk ka kurrfarë informatash zyrtare për specifikimet e këtij telefoni, por me të Boeing dëshiron t’i përgjigjet popullaritetit gjithnjë e më të madh të telefonave mobilë masivë të cilët futen edhe në tregun e pajisjeve të dedikuara për shërbimet e sigurisë dhe për organizata të tjera të ndryshme, të cilat kanë nevojë për komunikim të mbrojtur.Zhvillimi i telefonit të Boeingut thuhet se tashmë është nga fundi dhe do të duhej të jetë në dispozicion nga fundi i këtij viti.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus