Kryesore » 2012 » Maj » 1 » Android me aplikacion kundër rrezatimit mobil
11:55 AM
Android me aplikacion kundër rrezatimit mobil
Një aplikacion i ri për platformën mobile Android, i quajtur Tawkon, do t’i eliminojë brengat e atyre që merakosen për valët elektromagnetike të cilat telefoni mobil i dërgon në trurin tuaj. Për më shumë, ky aplikacion mobil gjithashtu ju tregon se kur preferohet që jut ë qëndroni larg pajisjes tuaj mobile për pak kohë.Megjithatë, përdoruesit e telefonave të Apple, iPhone, nuk do ta kenë këtë fat, pasi që krijuesit e këtij aplikacioni ishin refuzuar nga ish-drejtori i Apple, Steve Jobs, i cili u kishtë thënë me email "nuk jam i interesuar”. Aplikacioni ju paralajmëron për nivelin e rrezatimit, sa herë që i njëjti mund të jetë i lartë, duke marrë parasysh edhe çfarë po ndodh në antenën e saj, si dhe ju këshillon për mënyrat se si mund ta zbritni këtë nivel rrezatimi. 

"Tawkon është një aplikacion i lirë i cili ju jep alarme kur nivelet e rrezatimit mund të rriten, si dhe ju ndihmon për të reduktuar atë", thonë krijuesit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus