Kryesore » 2012 » Korrik » 1 » Android 4.1 sjell inteligjencën në telefona mobilë
12:14 PM
Android 4.1 sjell inteligjencën në telefona mobilë
Konferenca I/O e Google ka zyrtarizuar tashmë versionin Jelly Bean të Androidit me shenjën 4.1, i cili do të jetë në disponim prej mesit të korrikut për Galaxy Nexus, Motorola Xoom dhe pajisjet Nexus S.Versioni i ri sjell disa përmirësime të rëndësishme, mes të cilave të rëndësishme janë sidomos përshpejtimi i paraqitjes së interfejsit me buffering të trefishtë në pipeline grafik, me çka përvoja e shfrytëzimit të pajisjeve Android është barazuar me atë të pajisjeve me iOS, të cilat akoma duken më të rrjedhshme dhe më të shpejta. Risia kyçe është edhe Google Now, softveri për mësim automatik i cili i bën pajisjet më inteligjente ashtu që me kalimin e kohës mësojnë shprehitë e shfrytëzuesve dhe dalë-ngadalë ia servojnë automatikisht përmbajtjet e preferuara – paralajmërimet për ngjarjet sportive, itinerarin e autobusëve dhe gjëra të ngjashme. Natyrisht, në tregjet ku ekzistojnë burime adekuate për përmbajtje të tilla.Offline Voice Typing do të mund të shfrytëzohet edhe pa lidhje Interneti, në fillim do të jetë në disponim vetëm për gjuhën angleze, ndërsa më vonë do të shtohen edhe një varg gjuhësh tjera (rreth 18). Është avancuar edhe Voice Search kështu që gjuha me të cilën përgjigjet pajisja tani është më natyrale. Dukshëm është avancuar edhe tray për notifikime me paraqitje më të begatshme të porosive të palexuara dhe më shumë opsione për hapjen e aplikacioneve.

Mes avancimeve tjera vlen të përmenden edhe aplikacioni më i mirë për kamerë dhe foto galeri, ndërsa për developerët një lajm i rëndësishëm është që prej këtij versioni aplikacionet me pagesë do të kenë një device key specifik pa të cilin nuk do të mund të ekzekutohen.

Natyrisht, pajisja e parë me Android 4.1 është pikërisht tableti i sapoprezentuar Galaxy Nexus.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus