Kryesore » 2012 » Maj » 23 » Amerikë, HTC-të bllokohen në dogana
7:52 PM
Amerikë, HTC-të bllokohen në dogana
Pasi që shërbimi doganor amerikan ka ndaluar importimin e dërgesave të telefonave HTC One X dhe EVO 4G LTE, për shkak të procedurës që akoma është duke vazhduar nga International Trade Commission (ITC) kundër kësaj kompanie dhe për llogari të Apple, aksionet e HTC-së kanë rënë dukshëm. HTC ka protestuar për shkak të këtij rasti, por hetimi shkeljen e të drejtave të licencave nga HTC-ja është duke vazhduar akoma dhe telefonat do të mbesin në doganë derisa ai të mos përfundojë. Vendimi i fundit i ITC-së konfirmon që aplikacioni për browser dhe messaging në sistemin operativ Android shkel patentën e Apple për objekte të klikueshme në telefon siç janë numrat e telefonave dhe e-mailat. Vendimi është marrë qysh në fund të vitit 2011, ndërsa HTC prej atëherë ka bërë të ditur që do të bëjë çdo gjë që të largojë këto funksione nga telefonat e vet.Njëkohësisht, pasi që u përhap lajmi që Apple në vend të Samsungut, porosinë për RAM memorie e ka bërë tek kompania Elpida, e cila përndryshe është në situatë shumë të rëndë financiare (për ç’arsye me siguri Apple edhe ka marrë çmime ekstra të volitshme), aksionet e Samsungut janë fundosur, duke marrë me vete vlerën prej madje 10 miliardë dollarësh.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus