Kryesore » 2011 » Maj » 31 » Alarmi, celularët mund të provokojnë kancerin
9:46 PM
Alarmi, celularët mund të provokojnë kancerin
Frekuencat elektromagnetike rrisin rrezikun për trurin, ndaj përdorimi i telefonave celularë dhe të paisjeve të tjera me wireless mund të shkaktojnë kancer tek njerëzit të cilët i përdorin më së shumti këto paisje.
Lajmin për rrezikun që mund të shkaktojnë frekuencat elektromagnetike të celularëve e ka bërë publike agjencia e hulumtimit të kancerit pranë Organizatës Botërore të Shendetësisë.
Sipas mjekëve frekuencat radio elektromagnetike të cilat gjenerohen nga këto aparate rrisin rrezikun ‘Glioma’ e një tumori malinj në tru.

Sipas presidentit të grupit të punës Jonathan Samet një skudër prej 31 ekspertësh është takuar këto ditë në Lion të Francës dhe ka arritur në këtë përfundim duke u bazuar në analizën e studimeve epidemologjike të kryera mbi njerëzit.

"Testet, të cilat vazhdojnë të grumbullohen, janë të mjaftueshme për të garantuar një nivel klasifikimi 2b", një nga pesë nivelet, që përcaktojnë praninë e elemtenteve të mundshëm kancerogjen”.- tha Samet.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus