LG V300 është kompjuteri i parë all-in-one nga ky prodhues korean. Vjen me ekran me diagonale prej 23 inçësh, me matricë IPS me rezolucion prej 1920 x 1080 pixelësh. Tutje, ekrani përkrah paraqitjen e përmbajtjeve në 3D, si dhe është i ndjeshëm në prekje. Për ta shfrytëzuar këtë mundësi LG-ja ka zhvilluar aplikacionet e veta të cilat shfrytëzohen në Windows 7. Përveç kësaj, ky kompjuter përkrah edhe këmbimin e të dhënave DLNA dhe WiDi. Shtëpiza e kompjuterit ka trashësi prej 4,74 cm, që sipas prodhuesit është "për 65 për qind më e hollë se modelet tjera kryesore”. Maksimum mund të zgjidhet procesori Core i7, grafika Radeon HD 6650M, dhe disku 2,5” me 750 GB.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus