Kryesore » 2011 » Maj » 18 » Aeroplani Solar Inpulse nis fluturimin e parë
1:14 AM
Aeroplani Solar Inpulse nis fluturimin e parë
Aeroplani Solar Inpulse ka zhvilluar fluturimin e parë ndërkombëtar Zvicer-France-Luksenburg-Belgjikë, duke shënuar një arritje të madhe shkencore.

Ky aeroplan me dy pilot, që furnizohet nga energjia diellore përmes paneleve të vendosura në krahët e tij 61 metra të gjatë, zhvilloi një fluturim që zgjati për afro 26 orë.

"Ky është një projekt që pritet të sjellë revolucion sa i përket shkencës për mjetet fluturuese, konsiderojmë se me përmirësimet e duhura kjo do të jetë e ardhmja e avionëve”, - është shprehur kapiten Bertrand Piccard dhe Andre Borschberg.

Ky është testi i dytë që realizohet me sukses pas atij të vitit 2010, ku një prototip i ngjashëm fluturoi për rreth 20 orë me enegjinë diellore.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus