Kryesore » 2012 » Mars » 23 » ADR Studio publikon nje koncept te iPhone 5 me display 4,6 polesh
9:12 PM
ADR Studio publikon nje koncept te iPhone 5 me display 4,6 polesh
Siç ndodh shpesh tashmë janë të shumtë ato që kërkojnë të gjejnë karakteristikat dhe funksionet që do të integrohen në iPhone-in e ardhshëm, por ndërsa shpesh flitet për thashetheme dhe burime të pa konfirmuara, në këtë rast po ju sjellim një koncept mjaft interesant se si mund të jet.Koncepti në fjalë është realizuar nga ADR Studio dhe tregon disa aspekte dhe karakteristika që mund të ketë iPhone në të ardhmen. The New iPhone, kështu titullohet nga ADR Studio, ka disa karakteristika mjaft interesante që e bëjnë të veçantë: para së gjithash nuk përdor një kartë SIM pasi mbledh të dhënat nga rrjeti mobile 4G LTE.


Për sa i përket trupit, ai do të jetë unibody në alumin me dy panele speaker dhe me të gjitha kontrollet e zhvendosur në pjesën e sipërme të pajisjes, dhe do të jetë mjaft i hollë. Gjithashtu "the new iPhone" nuk do të ketë vetëm një retina display por tre: ekrani do të jetë i ndarë në 3 seksione. Në seksionin e sipërm do të shfaqen informacione rreth rrjetit tonë, orës, njoftimeve, etj. Në atë qëndrore do të keni atë që mund të quhet desktop për një hapësirë më të madhe përdorimi, dhe seksioni i poshtëm do të jetë i rezervuar për Dock, multitasking, etj...

Një karakteristikë tjetër mjaft interesante është edhe butoni Home, që në këtë rast nuk do të jetë fizik, si ai aktual, por i integruar në seksionin e poshtën të ekranit, dhe mund të aktivizohet falë një sensori lëvizës. Ndër karakteristikat e tjera kemi edhe një "led powered edge” - që do na bëjë të mundur të dimë kohëzgjatjen e baterisë dhe jo vetëm. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus