Kryesore » 2012 » Mars » 23 » Adobe Photoshop CS6 falas, për momentin
9:14 PM
Adobe Photoshop CS6 falas, për momentin
Ju mund ta kurseni rreth 700 dollarë për ta shkarkuar për momentin softuerin Adobe Photoshop, pasi që ky softuer për momentin është pa pagesë.Adobe është duke e vendosur Photoshop CS6 në fazën testuese. Çdokush që regjistrohet për do të marrë një version me të gjitha veçoritë të softuerit që do të vijnë për t’u përdorur pasi që ai është duke u rregulluar për lëshimin përfundimtar.Kur versioni përfundimtar të lëshohet, versioni beta nuk do të punojë më dhe ju duhet të paguani softuerin të cilën gjë Adobe e sheh si të domosdoshme.Pse e domosdoshme? Sipas llogaritjeve nga Adobe, 62% e veçorive janë të reja që e bëjnë këtë version si të ndryshuar me përmirësim të veçorive ekzistuese.Disa nga ato janë kryesisht të vogla dhe disa janë të mëdha, ndryshimet prapa-skenave si një makinë e re e grafikave që do ta bëjë Photoshopin të funksionojë më shpejt. Shumë gjëra do të kenë rëndësi më së shumti për përdoruesit profesionistë, e ky është një program profesional (Photoshop Elements për ndonjë përdorues, që mund të gjenden online për rreth 80 dollarë).Janë disa veçori të reja që do të mund të iu lejnë përshtypje si përdoruesve amatorë ashtu edhe atyre profesionalë.Disa nga shtesat janë rregullimet e përmirësuara automatike. Sistemi tani e krahason histogramin (diagramin që paraqet shpeshtësinë e përdorimit të veçorive) në top kapjet fotografike nga shkollat fotografike për përmirësime të nuancave.Ekziston përmirësimin edhe të Content Aware Fill, që ua mundëson largimin e pjesëve nga një fotografi dhe pastaj automatikisht e mbush atë pjesë të hequr duke u bazuar në prapavijë. Por nganjëherë programi kërkonte një hapësirë të madhe për mbushje dhe në vend të kësaj mund të bëjë mbushjen e asaj pjese të hequr me "qiell”. Një vegël e re, e quajtur Content Aware Patch, ua mundëson përzgjedhjen e pjesës së fotografisë të përdorur për mbushje.Ekziston edhe një vegël e re e quajtur Content Aware Move, që mundëson zhvendosjen e pjesëve të një fotografie dhe automatikisht e vendos atë brenda
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus