Kryesore » 2012 » Mars » 21 » Adobe paraqet Adobe Social
8:55 PM
Adobe paraqet Adobe Social
Më pak se një ditë pasi që Google lajmëroi që është duke i shtuar raportimet e mediave shoqërore në Google Analytics, Adobe është duke zbuluar veglat e veta për analitiken shoqërore.Megjithëse ndërmarrja më së miri njihet për softuerët dizajnues si Photoshop dhe për teknologjitë zhvilluese si Flash, Adobe e paraqet veten si një ndërmarrje digjitale për marketing – një pikë që ndërmarrja e ka theksuar në lajmërimin më të fundit për përfitime. Gjatë kësaj jave Adobe ka planifikuar që ta mbajë Samitin e vet për Marketing Digjital në Salt Lake City (që është afër selisë të ndërmarrjes për analitikë Omniture e cila është përvetësuar nga Apple), ku pritet të bëjë shpalosjen e produktit të vet të ri që quhet Adobe Social.Një nga sfidat më të mëdha, sipas Matt Langie, i cili drejtor i produktit, është fakti që peizazhi i analitikave shoqërore për momentin është i ndërtuar nga shumë "zgjidhje të pikave të shumta” përqendrimi në një rrjet të posaçëm shoqëror ose vetëm duke ofruar lloje të kufizuara të të dhënave dhe funksionimit. Adobe Social në anën tjetër së bashku i sjell të dhënat dhe detyrat e ndërmarrjes nga shumë rrjetet shoqërore, kështu që Langie e quan atë "zgjidhja e parë për t’i ndërlidhur të gjitha rolet dhe përgjegjësitë kyçe marketingun shoqëror.”Adobe tashmë e ofron një produkt për analitikë shoqërore që quhet Adobe Social Analytics, por sipas drejtorit të produktit, Matt Langie, Adobe Social i ri sjell më tepër kuptueshmëri. Në vend se të ofrojë vetëm veglat thelbësore për "dëgjim” për t’i ndihmuar reklamuesit që të shohin se çfarë po thonë njerëzit për ndërmarrjet e tyre, ai gjithashtu udhëheq procesin e krijimit dhe publikimit të përmbajtjes dhe reklamimit të rrjetit shoqëror. Ai gjithashtu përfshin veçori për ndjekje edhe nëse trafiku i rrjetit shoqëror drejton tek blerjet në uebfaqen tuaj (ngjashëm kishte thënë dhe Googlele
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus