Kryesore » 2012 » Maj » 18 » Adata do të nxjerë RAM e ri 2133MHz, 8GB dhe 16GB
0:20 AM
Adata do të nxjerë RAM e ri 2133MHz, 8GB dhe 16GB
Keni nevojë për një shpejtësi marramendëse në kompjuterin tuaj? Atëherë Adata pretendon të ofroj zgjedhjen ideale me RAM-in e ri DDR3 që do të jetë i gatshëm për shitje shumë shpejt. Aktualisht e disponueshme në 2133Mhz, seria e re e Adata, XPG Xtreme Series 2133x vjen me 8GB (2x4GB) dhe 16GB (2x8GB), në një seri dyshe, por gjithsesi asgjë nuk mund të ju ndaloj të merrni dy dhe t’i vendosni në seri katërshe për një fuqi akoma edhe më të madhe.Teknologjia e re nga Adata funksionon me 1.65 volt, dhe shpejtësi prej 34.1GB/s. Për të siguruar performancë të sigurt, Adata thotë se i përzgjedh vetë veglat nga një proces i detajuar dhe strikt filtrimi, duke i vendosur në një performancë të lartë më 8 shtresa Printed Circuit Board (PCB). Intel Extreme Memory Profiles (XMP) 1.3 poashtu përputhet edhe me platformat P67, X79, Z68, Z75 dhe Z77.Tani për tani këto vegla të reja janë të disponueshme vetëm në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada për 90$ (8BG) dhe 190$ (16GB). 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus