Kryesore » 2012 » Shkurt » 5 » Acer Revo RL70
3:15 PM
Acer Revo RL70
Acer paraqiti nettopin e ri nga linja e produkteve Revo, pajisja ka emërtimin Revo RL70. Kompjuteri për nga dizajni është i ngjashëm me versionet e mëparshme, derisa dimensionet kompakte dhe hardueri i përdorur janë të përshtatshëm për përdorimin e nettopit si HTPC ose si kompjuter multimedial shtëpiak që nuk ka kërkesa të larta.Bazën harduerike e përben APU-ja dybërthamësh E-450 i AMD-së me takt pune prej 1.65 GHz dhe me bërthamën e integruar grafike Radeon HD 6320, ndërsa janë përdorur edhe 2 GB të memories punuese dhe disku prej 500-gigabajt. Për sa i përket konektivitetit, Revo RL70 ka krejtësisht gjashtë konektorë USB 2.0, Ethernetin gigabitësh dhe kartelën e rrjetës pa tela, video daljet VGA dhe HDMI si dhe audio daljen optike S/PDIF, derisa në pjesën e përparme të pajisjes ndodhen audio konektorët standard për mikrofon dhe dëgjueset si dhe lexuesi i kartelave të memories.Acer kompjuterin e dërgon me versionin 64-bitësh të Windows 7 Home Premium, ndërsa çmimi i tij është 330 dollarë. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus