Kryesore » 2011»Qershor»25 » A i ka rrjeti Facebook më shumë se 750 milionë përdorues?
2:38 PM
A i ka rrjeti Facebook më shumë se 750 milionë përdorues?
Facebook, sipas disa raporteve, ka 750 milionë përdorues aktivë gjatë muajit, por ju nuk keni dëgjuar një sukses të cilin e ka arritur vetë ndërmarrja. Numri i ri vjen nga një burim i afërt me rrjetin shoqëror, u tregua në TechCrunch. Facebook natyrisht që është duke thënë se nuk ka asgjë për lajmëruar për bazën e vet të përdoruesve.Më 5 janar 2011, një raport nga Goldman Sachs tregoi që ky rrjet ka 600 milionë përdorues. Kështu që, jo zyrtarisht, Facebook ka më shumë se 600 milionë përdorues. Më 21 korrik 2010, CEO i rrjetit Facebook, Mark Zuckerberg, lajmëroi që faqja ka kaluar 500 milionë përdorues. Facebook dukshëm që është rritur qysh nga ajo kohë, por nuk ka bërë ndonjë lajmërim zyrtar për të treguar për madhësinë e bazës së përdoruesve për gati një vit.Është e mudnshme që Facebook është duke pritur derisa të arrijë 1 miliard përdorues, përpara se të bëjë një lajmërim zyrtar. Po të ishte rrjeti Facebook shtet, ai do të ishte shteti i tretë me më së shumti banorë në botë, pas Kinës dhe Indisë.
Së fundi, janë bërë disa raportime për bazën e përdoruesve të rrjetit Facebook. Gjatë muajit të kaluar, Socialbakers raportoi që faqja kishte rreth 700 milionë përdorues. Më herët gjatë këtij muaj, brenda rrjetit Facebook u raportua që numri ishte 687 milionë përdorues (dhe që numri i përdoruesve në Kanadë dhe Sh.B.A. po binte).
Që të dy statistikat janë të vlerësuara, duke u bazuar në ndërmarrjet e palës së tretë si Quantcast dhe/ose veglat për reklamim në Facebook. Facebook kishte treguar që do të bënte zbulimin e këtyre numrave, por ende nuk e ka bërë një gjë të tillë
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus