Kryesore » 2012 » Maj » 16 » A ekziston Antivirusi më i “mirë”?
7:29 PM
A ekziston Antivirusi më i “mirë”?
Shumë njerëz kërkojnë që kompjuteri i tyre të jetë i mborjtur nga viruset e shumta që kompjuterat marin nëpërmjet vizitimit të faqëve të ndryshmë, USB-ve, apo dhe marjes së emaileve ku kompjuteru i dërguesit mund të ketë qënë i infektuar dhe mesazhi i dërguar prej tij mund të jetë infektuar gjithashtu. Prandaj të gjithë ne, përdoruesit, kërkojmë të instalojmë Antiviruse në PC tonë, në mënyrë që ai të jetë i mbrojtur nga këto sulme që mund të jenë të dëmshmë. Shumë njërëz kërkojnë që të instalojë në kompjuterin e tyre Antivirusin më të mirë, në mënyrë që kompjuteri tyre të mos "kapet” asnjëherë nga viruset. Po a ekziston ky Antivirusi më i "mirë”?

Në fakt të gjithë antiviruset janë njëlloj, dmth që të gjithë kanë mangësitë e tyre në aplikim. Disa Antiviruse janë të rëndë për kompjuterin tonë, disa më të lehtë, por në fund të gjithë të njëjtin qëllim kanë: Të pastrojnë kompjuterin nga viruset e ndryshme që ai mund të ketë, dhe të sigurojnë mbarëvajtjen e tij në përdorimin e përditshwm.

Antiviruset në vetvete janë viruse, pra ata janë të aftë të largojnë disa viruse por jo të gjitha. Të provosh të bësh skanime me disa Antiviruse të ndryshëm në kompjuterin tuaj do të vëreni se pasi Antivirus i parë pas skanimit dhe fshirjes së malwareve nga PC-ja, thotë se nuk ka më viruse. Po t’a ç’instalojmë këtë Antivirus dhe të instalojmë tjetër ai do të nxjerrë viruse të reja, dhe pas skanimit do t’i fshijë dhe ato. Ka patur raste kur janë instalur 3 lloje Antivirusesh të ndryshëm dhe të gjiithë pas përfundimit të skanimit dhe "pastrimit” nga viruset, pasardhësi ka nxjerrë viruse të reja. Kjo tregon që Antivirus i mëparshëm nuk njihet prej aktualit, dhe "pjesët” e mbetura të tij nuk i njeh. Madje ka dhe nga ata Antiviruse që, kompjuteri juaj mund të jetë plot me viruse, por në fund thotë: "Skanimi i kyre me sukses. Asnjë virus nuk u gjet”.

Gjithashtu Antiviruset kanë dhe diçka të keqe, pasi ne dimë se programet që ai nuk i njeh i trajton si kërcënime (threats) dhe kërkon t’i fshijë. Por jo të gjithë janë malware. Programe të tilla si Keygen (rregjistrator çelësash që përdoret për të hapur një program, apo një lojë) nuk janë viruse, apo Crack-et (një program i ekzekutueshëm që shërben për të hapur një aplikacion apo një lojë) dhe këto nuk janë malware dhe lloje të tjera që Antivirusi ynë nuk i njeh, por që nuk janë të rrezikshëm për kompjuterin tonë. Në këto raste gjithmonë këshillohet që Antivirusi të ndalet (të bëhet Off) dhe të përdoren këto aplikacione, dhe më pas t’a ktheni atë në gjëndje pune përsëri.

Pra nuk mund të themi se ka një Antivirus "të përsosur” të gjihtë kanë mangësitë e tyre, por është e mirë që një kompjuter mos të jetë pa një të tillë, se pavarësisht që Antivirusi nuk i fshin të gjitha viruset, ai ndihmon në mbarëvajtjen më të mirë të kompjuteri tonë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus