Kryesore » 2012 » Shkurt » 19 » 8 muaj burg për shkak të sulmit ndaj Facebook
1:18 PM
8 muaj burg për shkak të sulmit ndaj Facebook
Një student 26 vjeçar është dërguar në burg për shkak të kryerjes së punës së njëjtë tek Facebook që ndihmoi fillimisht rrjetin Facebook të frymëzohej. Studenti, me emrin Glenn Mangham, ishte akuzuar pëa harkim të serverëve online të rrjetit Facebook për disa herë gjatë vitit 2011. Ai ishte arrestuar në qershor dhe kishte pasur pesë akuza për hakime kompjuterike. Vendimi sapo është marrë dhe Glenn është shpallur fajtor.
Këto hakime ndodhën në mes të muajit prill dhe maj, kur Mangham arriti të depërtojë në serverët dhe pothuajse të ndalte rrjetin Facebook. Sidoqoftë, Mangham tregoi që ai kishte dashur që vetëm për të treguar se rrjeti shoqëror Facebook nuk ishte i sigurt. Gjykata nuk e pranoi këtë si të nevojshme për lirim dhe deshi që ky rast të shërbejë si mësim për atë dhe çdokënd tjetër që ka për synim të bëjë hakime.Natyrisht, ajo që është ironike këtu është që themeluesi i rrjetit Facebook, Mark Zuckerberg kishte marrë frymëzim për të hapur rrjetin Facebook pasi që kishte arritur të hakonte serverët e brendshëm të Universitetit të Harvardit. Por ekziston një simpati për njeriun i cili arriti ta bëjë të njëjtën gjë në Facebook. Rrjeti shoqëror ka thënë që është i kënaqur me rezultatet e rastit. Megjithëse ka ndodhur ky rast, nuk është marrë asnjë e dhënë nga përdoruesit
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus