Kryesore » 2012 » Maj » 14 » 5 mënyra për të zgjatur jetëgjatësinë e baterisë së laptopit tuaj
5:39 PM
5 mënyra për të zgjatur jetëgjatësinë e baterisë së laptopit tuaj
Më poshtë do t’ju tregoj disa mënyra për të rritur ndjeshëm kohëzgjatjen e baterisë së laptopit tuaj. Me këtë nënkuptojmë se sa gjatë mund të punoni ju pa e karikuar atë.

1. Niveli i dritave të ekranit

Përpiquni që ti ulni kontrastin e dritës laptopit tuaj. Sa më shumë të jetë i ndriçuar ekrani, aq më shumë energji shpenzon. Mënyra më e thjeshtë për ta bërë këtë është të klikoni tek ikona e baterisë, te brezi i fundit në krah të djathë. Aty do të keni dy opsione, Balanced, dhe Power Saver. Nëe do të zgjidhni të dytën do te vini re që drita do të ulet konsiderueshëm. Në rast se doni ta rregulloni manualisht kontrastin atëherë do të duhet të shkoni tek Control Panel, Hardware and Sound, dhe së fundmi tek Power Options. Do të vini re se tek dritarja që keni, në fund të saj do të jetë Screen Brightness. Aty ju mund ta kalibroni si të dëshironi.

Gjithashtu është një ide e mire mos të keni Screen Saver. Do të çuditeshit nëse do t’ju thosha se disa prej tyre harxhojnë më shumë energji sesa kursejnë.

2. Programet që punojnë mbrapa skenave

Windows zakonisht përdor shumë programe pasive, të cilat konsumojnë një sasi të konsiderueshme energjie. Përpiquni të kontrolloni se çfarë programesh po punojnë pasivisht duke klikuar tek trekëndëshi i vogël në krah të djathë te brezi i fundëm. Aty mund të mbyllni çdo program që ju nuk njihni. Gjithashtu kontrolloni nëse doni ti fshini ato pasi shumë programe kur instalohen, gjithsashtu instalojnë edhe të tjera shtesë.

Një gjë tjetër që mund të provoni është të kontrolloni Task Manager, por nuk është e këshilluar nëse nuk keni aspak njohuri kompjuterike. Shtypni në tastierë ALT+CTRL+DEL dhe zgjidhni Start Task Manager. Tek Processes mund te zgjidhni ato që nuk ju hyjnë në punë, si toolbare apo programë që përdoren shumë rrallë.

3. Power Management

Kur përdor opsionet e Windows Manager mund të zgjidhni opsionin të fikni ekranin dhe të aktivizoni opsionin e konsumimit minimal, pasi ka kaluar një kohe e caktuar që e vendosni ju, pa e përdorur laptopin. Këtë gjë mund ta bëni në Control Panel, Hardware and Sound, Change when the computer sleeps. Aty mund të zgjidhini opsione të ndryshme si fikje e ekranit apo venie në gjum e laptopit, si dhe kohëzgjatjen në bazë të preferencë suaj. Vini re se nëse keni Screen Saver duhet ta hiqni, sepse shpesh herë ato hyjnë në konflikt me njera tjetrën. Kështu do të keni mundësinë të largoheni pa e pasur mendjen se laptopi juaj po harxhon energji dhe mund të fiket nga çasti në çast.

4. Wirelessi

Nëse nuk e përdorni wirelessin, atëherë fikeni. Laptopë të ndryshëm kanë mënyra fikjeje të ndryshme. Nga shtypja e një butoni, tek heqja e usb-wireless, e deri tek heqja e vetë pajisjes wireless në laptop. Lexoni manualin ose këshillohuni me një teknik para se të kryeni një veprim të tille.

5. Cikli i Karikimit

Si e karikoni ose e shpërdoroni baterinë e laptopit tuaj mund të ndikojë në jetëgjatësine e tij. Përgjithësisht modelet e vjetra hibrid nikel-metal (NiMH) është mirë që një herë në tre muaj ta lini baterinë të shkarkohet plotësisht deri sa të fiket pastaj ta karikoni përsëri. Nga ana tjetër laptopet e rinj me bateri litiumi nuk është ide shumë e mirë, pasi mund ta dëmtojë. Kështu që para se të veprooni sigurohuni se çfarë lloji keni.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus