Kryesore » 2012 » Korrik » 22 » 5 gjëra që nuk keni ditur t’i bëni me LinkedIn
0:53 AM
5 gjëra që nuk keni ditur t’i bëni me LinkedIn
1. Kërkimi për ngjarje

LinkedIn ofron një seksion "Events”

Derisa faqja automatikisht sugjeron ngjarje që mund të ju interesojnë, ajo ju mundëson të kërkoni listime me etiketime.

Për t’ju qasur seksionit të ngjarjeve, klikoni opsionin "More” në menynë naviguese në pjesën e sipërme në profilin tuaj dhe zgjidhni "Events”.

Nga këtu, ju mund të shfletoni të gjitha listimet e ngjarjeve ose të shkoni poshtë rezultateve sipas llojit dhe vendit.

Nëse ju e bëni një kërkim me ndonjë etiketim, ju do të keni opsionin për të radhitur rezultatet në bazë të datës ose lidhjes.

2. Shtoni një aplikacion

A e keni ditur që aplikacionet e palës së tretë janë në dispozicion në LinkedIn?

Derisa përzgjedhja nuk është e madhe, janë disa vegla mjaft të dobishme që mund t’i shtoni në profilin tuaj. Disa nga aplikacionet që mbase mund t’i quajmë më të rëndësishme janë aplikacioni për skedarët në Box.net, që ju mundëson të shpërndani përmbajtjen në profilin tuaj dhe të bashkëpunoni me shokë dhe kolegë. Ju gjithashtu mund të shpërndani librat që jeni duke i lexuar me listën për lexim (Reading List) nga Amazon.

3. Rregulloni furnizuesin me lajme me LinkedIn Today

Derisa LinkedIn është një burim mjaft i mirë për informacione që kanë të bëjnë me karrierën, faqja tani është gjithashtu një burim i shkëlqyer për lajme në lidhje me industrinë dhe biznesin.

Veçoria "LinkedIn Today” ju mundëson të rregulloni një furnizues me lajme plotësisht të përpiluar në bazë të interesave dhe rrjetit tuaj profesional.

Për të rregulluar një faqe LinkedIn, klikoni në "News” në shiritin në pjesën e sipërme dhe zgjidhni "LinkedIn Today”. Tani nëse klikoni në ikonën me "dhëmbëza” në pjesën e sipërme djathtas të faqes, ju mund të rregulloni se çfarë dëshironi të shihni. Mund të "ndiqni” industritë për të parë lajmet që kanë lidhje me vende të caktuara dhe të ndiqni burime për të parë përmbajtjen e tyre në rrjedhën tuaj të lajmeve.

Sapo ta keni rregulluar faqen me parapëlqimet tuaja personale, kyçuni në LinkedIn për të kapur ose për të marrë një pasqyrë ditore ose javore në email.

4. Bashkojuni ndonjë grupi

LinkedIn ka mijëra grupe në të cilat ju mund të bashkoheni dhe të përfshiheni me disa rrjete sociale që kanë të bëjnë me punë.

Për të filluar me grupet në LinkedIN, klikoni opsionin "Groups” në menynë në pjesën e sipërme. Tani ju mund të shihni grupet të cilave ju përkasin ata që i keni në listën e kontakteve e poashtu edhe grupet për të cilat algoritmi i LinkedIn mendon që ju mund të jeni të interesuar. Ose mund të kërkoni në bazë të fjalëve të caktuara.

Rezultatet për kërkime do të paraqesin se sa aktiv është një grup, kështuqë ju mund të siguroheni që t’i bashkangjiteni një grupi që është aktiv për momentin.

Me vetëm 1 milion grupe në gjuhën angleze, por duhet thënë se janë edhe disa grupe në gjuhën shqipe. Nëse nuk ju pëlqejnë grupet ekzistuese, ju normalisht mund edhe të krijoni një grup të ri.

5. Eksperimentoni me LinkedIn Labs

Së fundi, argëtohuni me seksionin eksperimentues "Labs” të LinkedIn.

Nëse doni të shihni një virtualizim të ndërmarrjeve më të kërkuara në LinkedIn, të shikoni rrjetin tuaj në një rrugë më kreative, të shikoni lidhjet tuaja në LinkedIn në një vijë kohore, ose të kërkoni në LinkedIn përmes një porosie tekstuale, aty ndodhet një vegël për ta bërë këtë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus