Kryesore » 2012 » Gusht » 4 » 5 dështimet më të mëdha të teknologjisë në dekadën e fundit
10:18 AM
5 dështimet më të mëdha të teknologjisë në dekadën e fundit
E vërteta është se pas çdo shpikjeje të re teknologjie, ka pasur edhe disa dështime të tmerrshme. Ka disa pajisje që kanë rezultuar ‘viktima’ të fatit të keq. Njerëzit sigurisht pyesin veten se cila është arsyeja që këto produkte nuk kanë ecur në treg. Prandaj, PCWorld ju sjellë idetë më të këqija teknologjike që kanë çuar në dështime të mëdha dhe arsyet përse. 
1.Microsoft Windows Me
Konsiderohet si sistemi operativ më i keq i Microsoft-it. Sistemi i fundit nga Microsoft para atij NT ishte Windows 98. Para se të kalohej në Windows NT, u hodhën në treg dy platforma 9x-based nga kompania: Windows Me dhe Windows 98 SE. E para përbëhej vetëm nga disa veçori të Windows 2000 dhe 98 dhe u cilësua si një ‘sistem operativ skandaloz’. Përveç kësaj ishte mjaft i paqëndrueshëm.
2. Microsoft Tablet PC
Ide e mirë por realizim i keq. U hodh në treg në vitin 2001 me qëllimin e vetëm: të revolucionarizonte kompjuterët. Synimi i Microsoft-it ishte t’ju ofronte përdoruesve një mini laptop që të njihte zërin, shkrimin e dorës dhe të punonte me laps. Fatkeqësisht, asnjëra prej këtyre nuk funksionoi dhe tableti nuk i solli asnjë lloj fitimi kompanisë. Problemet fillonin që nga softueri, mangësi me inputin e deri tek madhësia e tij.
3. Sega dreamcast
Fillimisht Dreamcast ishte një sukses i vërtetë. Kishte funksionalitete të plota me një kartelë kujtese VMU dhe një modem. Ajo që e dëmtoi ishte konkurrenca e firmave të njohura në fushën e konzolave të lojërave. Pas pak kohësh nuk u prodhua më.
4. MySpace
Nëse kthejmë vështrimin prapa, dalim në përfundimin se MySpace ishte numri 1 i rrjeteve sociale në të gjithë botën (me Facebook në vend të dytë). Por çfarë ndodhi? Gradualisht Facebook-u morri terren dhe u bë faqja më e vizituar e më e famshme e botës. Mangësitë e MySpace konsistonin tek ekperienca e tmerrshme e përdoruesve, dizajni i dobët si dhe mungesa të tjera të jetës virtuale sociale në Ueb. Si rezultat i kësaj, Facebook-u tërhoqi një numër më të gjerë përdoruesish botërisht.
5. Google Buzz dhe Google Wave
Pa dyshim që Google është forca shtytëse e internetit. Ata kanë sjellë risi të paimagjinueshme në teknologji dhe kanë mundur të mbajnë pozicionin e tyre në krye pavarësisht konkurrencës. Google Buzz dhe Google Wave patën bujë të madhe fillimisht por dështuan në rolin e tyre të një mjeti efektiv komunikimi që kishte si qëllim të zëvendësonte e-mailin.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus