Kryesore » 2012 » Maj » 4 » 1 në 10 përdorues amerikanë në Facebook nuk e mbrojnë privatësinë
5:46 PM
1 në 10 përdorues amerikanë në Facebook nuk e mbrojnë privatësinë
Rreth 13 milionë përdorues të rrjetit Facebook në Shtetet e Bashkuara ose nuk i përdorin ose nuk kanë njohuri për kontrollet e privatësisë së rrjetit shoqëror, duke shpërndarë informacionin privat të cilin përndryshe ata nuk do ta kishin bërë. Kjo përfshin një nga dhjetë përdorues në Shtetet e Bashkuara.Studimi nga Consumer Reports rreth asaj se çfarë po postohet në Facebook duhet t’i japë një ndalim kronikës së mbishpërndarjes. Për shembull, 4.8 milionë postuan publikisht ku ata ishin duke shkuar, duke dhënë kështu të kuptosh që shtëpia është e zbrazët dhe mbase edhe mund të jetë si një motiv për hajdutët që të vjedhin një shtëpi të zbrazët; 4.7 milionë pëlqyen një faqe për një gjendje shëndeti ose trajtimi për një sëmundje, që mund të ngrehë interesimin e siguruesve të shëndetit."Facebook me të vërtet është duke e ndryshuar rrugën sipas të cilës bota komunikon botërisht dhe është bërë një shërbim i suksesshëm në pjesë duke ndërmjetësuar sasi të shumta të të dhënave personale që mund të shpërndahet shumë më gjerë se sa përdoruesit mund ta kuptojnë,” thotë editori i publikimeve për teknologji, Jeff Fox.Zgjedhjet e dobëta dhe padituria janë çështjet më të mëdha kur bëhet fjalë për privatësinë në Facebook. Që tani është një kohë e mirë që të shihni që opsionet tuaja janë në atë formë që ju nuk jeni duke zbuluar informacion privat jashtë rrethit të miqve tuaj. Mund të jetë një kohë e mirë për t’u siguruar që ata njerëz në listën e shokëve janë njerëzit me të cilët do të dëshironit që t’i shpërndani hollësitë nga jeta juaj.

Cili truku më i mirë për privatësi? Vendoseni profilin tuaj në privat përdersia personi është një shok. Kufizojeni zbulimin tuaj dhe shikoni se kush ju shton si shok.

Consumer Reports gjeti prova të njerëzve që nuk janë të lumtur me privatësinë në Facebook dhe që ndërmerrnin hapa konkretë. Në menyrë që informacioni i identifikueshëm të jetë jashtë duarve të njerëzve të gabuar, një çerek i njerëzve të përgjigjur tek studimi i Consumer Reports thotë që ata gënjejnë për pak pjesë të identiteteve të tyre
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus