Kryesore » 2012 » Dhjetor » 2 » Vivo X1, telefoni më i hollë në botë
3:19 PM
Vivo X1, telefoni më i hollë në botë
Në garën për shfrytëzuesit e telefonave të avancuar, prodhuesit nga dita në ditë garojnë me shifrat për madhësinë e ekranit, rezolucionit, shpejtësisë së procesorit, sasisë së memories dhe specifikimet tjera, por ka edhe shumë prodhues që mëtojnë të prodhojnë pajisje sa më të holla. Kështu Vivo X1, i kompanisë kineze BBK, është bërë telefoni i avancuar më i hollë në treg, ndërsa nga froni ka larguar OPPO Finder po ashtu nga Kina. Vivo X1 ka trashësi prej vetëm 6,55 mm, që në krahasim me Galaxy S3 dhe 8,6 mm e tij është goxha më i hollë.
Përveç kësaj, ky telefon që është i trashë sa disa gazeta ditore, ka edhe procesorin Corex-A9 dual-core me 1,2 GHz, 1 GB RAM, si dhe ekran IPS me 4,7 inçë me rezolucion jo aq impresiv prej 960 x 540 pixelësh. Ka edhe 16 GB memorie të integruar, sllot microSD dhe kamerën me 8 megapixelë, ndërsa liferohet me Android 4.1 Jelly Bean dhe kushton rreth 400 dollarë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus